Livia tha se Mevlani e takoi para BBVK, reagon partnerja e tij: Bota ime ndryshoi…

vovalbania November 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Livia tha se Mevlani e takoi para BBVK, reagon partnerja e tij: Bota ime ndryshoi…

Mbrëmjen e djeshme, Mevlan Shaba përjetoi një moment tejet të veçantë, pasi partnerja e tij e surprizoi me lajmin se shumë shpejt do të bëhet baba.

Ky moment emocionues ndodhi gjatë spektaklit, duke i dhuruar Mevlanit një emocion të papërshkrueshëm.

Pak pas këtij lajmi, ish-e dashura e tij, Livia, bëri një deklaratë ku zbuloi se vetëm një ditë para hyrjes së tij në “Big Brother VIP Kosova,” Mevlani kishte ndarë me të se ende kishte ndjenja për të. Deklarata e saj u komentua shumë në rrjet.

Nga ana tjetër, e dashura aktuale e Mevlanit, Ornelda, ka reaguar duke ndarë një mesazh të ndjerë.

“Nga çasti kur kuptova për ekzistencën tënde, bota ime ndryshoi. Zemra ime nisi të rrahë ndryshe dhe çdo ditë ndihem e bekuar, duke pritur të dëgjoj për herë të parë zemrën tënde të vogël. Në barkun tim po rritet një thesar,” shkroi ajo, duke shprehur dashurinë e saj të pathyeshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE