“A je e eksituar”- Mesazhet e turpshme që mësuesi u dërgonte nxënëseve 14-vjeçare
Bledar Duro është mësuesi që ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij 14-vjeçare.
Mësuesi i artit pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gurra” u dërgonte mesazhe të pahijshme përmes aplikacionit WhatsApp dy vajzave, kur ato nuk ishin në shkollë.
Mesazhet që mësuesi u ka dërguar nxënëseve kishin përmbajtje të rënda dhe skandaloze, duke përfshirë mesazhe të tilla si: “Si ndihesh, a je eksituar?”.
Ngacmimet e tij ndaj dy nxënësve kanë ndodhur gjatë një periudhe 1 mujore dhe dy vajzat e mitura duke mos e përballuar më këtë situatë kanë denoncuar mësuesin.
Vajzat janë drejtuar së bashku me prindërit e tyre në komisariatin e policisë së Korçës për të denoncuar ngacmimin, duke lënë si provë telefonat e tyre celularë, në të cilët ndodheshin mesazhet e dërguara nga mësuesi.
Policia ka nisur hetimet dhe ka arrestuar Bledar Duro, ndërkohë që pritet të zbardhen më shumë detaje lidhur me këtë rast shqetësues. Nga ana tjetër shkolla ka pezulluar menjëherë drejtorin ngacmues.