Burg për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, Prokuroria shpall pretencën për dhunën në Oborrin Mbretëror!

vovalbania November 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Burg për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, Prokuroria shpall pretencën për dhunën në Oborrin Mbretëror!

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar pretencën për Princ Lekën, Elia Zaharian dhe babain e saj, Gjergj Zaharian, të cilët akuzohen për dhunë në familje, një ngjarje e ndodhur më 25 mars të këtij viti që çoi gjithashtu në divorcin zyrtar mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.

Sipas informacioneve të transmetuara nga Top Channel, organi i akuzës ka kërkuar dënime për të tre akuzuarit, me një trajtim më të rreptë për Princ Lekën dhe një trajtim më të butë për Elia Zaharian dhe babanë e saj.

Për Princ Lekën, Prokuroria ka kërkuar një dënim me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale të “dhunës në familje”, ndërsa për Elia Zaharian kërkohet një dënim prej 6 muajsh burg. Babai i saj, Gjergj Zaharia, pritet të dënohet me 1 vit burg, por Prokuroria ka kërkuar që dënimet për të tre të konvertohen në shërbim prove, nëse ata shpallen fajtorë nga Gjykata.

Ngjarja që solli këto akuza ishte një video dhune, e cila bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, duke u bërë virale pas publikimit të saj. Videoja ishte regjistruar brenda Pallatit Mbretëror në Tiranë, në orët e pasdites së datës 5 mars 2024, ku dukeshin Princ Leka dhe Elia Zaharia duke u përfshirë në një përplasje fizike. Ky incident shkaktoi jo vetëm tronditjen e opinionit publik, por gjithashtu i dha fund martesës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.

Në vijim të këtij zhvillimi, më 25 prill 2024, Gjykata e Tiranës shpalli vendimin për zgjidhjen e martesës mes dy palëve. Në vendimin përfundimtar të divorci, Princ Leka ka pranuar që vajza e tyre 3-vjeçare të rritet nga nëna, Elia Zaharia, duke i lënë asaj kujdesin dhe edukimin e fëmijës.

Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë këtë çështje më tej dhe do të japë vendimin përfundimtar në lidhje me dënimet për Princ Lekën, Elia Zaharian dhe babain e saj, më 13 dhjetor 2024, kur do të mbahet seanca finale e gjykatës nën drejtimin e gjyqtares Migena Laska.

Ky rast ka hapur një diskutim të gjerë për dhunën në familje dhe ka tronditur gjithashtu figurën e familjes mbretërore shqiptare, e cila ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE