Kritikohet Ilnisa dhe “Top Channel” — e quajnë Elton Ilirjanin “Krenaria e Shqipërisë”
Podkasti i ri i Ilnisa Agollit në “Top Channel” ka shkaktuar mjaft revoltë te publiku.
Në puntatën e parë të podkastit “Flet”, i ftuar ka qenë Elton Ilirjani.
Ndoshta deri këtu duket se nuk ka asnjë problem, por vëmendjen më të madhe e ka marrë titulli që “Top Channel” i ka vendosur episodit të plotë në YouTube.
“Elton Ilirjani, GAY që krenon Shqipërinë”– ishte titulli i vendosur për podkastin “Flet”, dhe menjëherë shpërthyen komentet negative të publikut.
“TURP. Si e quani këtë person hero të shqiptaris? Si mund të konsideroni një person që ka ndryshuar gjininë dhe është i shthurur në çdo drejtim, krenaria jonë? Dita ditës ky vend po shkatërrohet dhe ju media jeni fajtori numër një”, shkroi një ndjekës.
“Ky krenon shqipërinë…hajde titull hajde, ju sjeni mirë”, shkroi një tjetër. “Nëse shteti jonë krenohet me persona si Ilirjani atëherë shoqëria jonë ka marrë fund”- tha dikush tjetër.
Komentet nuk mbarojnë me kaq. Një pjesë e tyre i drejtohen edhe Ilnisa Agollit, duke e kritikuar se pse duhet të ishte Eltoni personazhi i parë i ftuar në këtë podkast.