Alban Skënderaj zbulon “sherrin” me Miriamin: Më ka nxirë jetën 6 vjet…

vovalbania November 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alban Skënderaj zbulon “sherrin” me Miriamin: Më ka nxirë jetën 6 vjet…

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, i ftuar në “Mirëmbrëma yje” ndau detaje rreth vendimit të tij për të mbajtur një koncert madhështor në stadiumin “Air Albania”, një ëndërr që kishte nisur si një këmbëngulje nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani.

Miriami, që për shumë vite kishte besuar fuqishëm tek talenti i Albanit, ishte pikërisht ajo që e shtyu dhe e frymëzoi për të bërë këtë hap të rëndësishëm në karrierë.

Ndërkohë që Albani hezitonte për sfidën e një koncerti të përmasave të tilla, Miriami kishte qenë gjithmonë mbështetësja e tij kryesore, duke e inkurajuar të kalonte kufijtë dhe të përjetonte emocionin e një koncerti në stadium.

“Ka katër, pesë, gjashtë vjet që më ka përsëritur këtë dëshirë dhe ka besuar tek unë 10-fishin e besimit tim.

Vendimin për ta bërë koncertin në stadium e ka marrë Miriami, jo unë. Në fund, ajo kishte të drejtë – interesi dhe dashuria e publikut ishin jashtëzakonisht të mëdha,” rrëfeu Albani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE