Janë konkurrente në “Përputhen” por dy vajzat kanë një lidhje bashkë jashtë programit?
Puthja në buzë mes Ketrinës dhe Gertës ka shkaktuar mjaft debate javën e kaluar në studion e “Për’puthen”. Por jo vetëm kaq, pasi dje dy vajzat ishin ulur pranë njëra-tjetrës dhe rrinin dorë për dore.
Madje ato ftuan në një takim në studio Ardin, të cilin e vendosën në siklet me pyetjet që i bënë.
Por edhe Ardi i provokoi me pyetjet e tij. Në një moment ai iu drejtua dy vajzave duke iu thënë ‘nëse kanë patur marrëdhënie jashtë me njëra-tjetrën?’.
Vajzat i thanë se ‘po bën pyetje personale’ dhe se ‘nuk po iu duken pyetje normale’.
Pjesë nga intervista:
Ardi: Mos keni patur marrëdhënie jashtë me njëra-tjetrën ju?
Gerta: Jo, ça marrëdhënie për shembull?
Ardi: Ku di gjë unë, po pyes
Ketrina: Po bën shumë pyetje të thella, personale
Gerta: Nuk po më duken pyetje normale