Në lidhje me Luizin/ Kristi dhe Zhaklina realizojnë projekt kundër dhunës

vovalbania November 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në lidhje me Luizin/ Kristi dhe Zhaklina realizojnë projekt kundër dhunës

Krist Aliaj ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë ku zbuloi realizimin e një projekti në bashkëpunim me ish-opinionisten e Big Brother VIP, Zhaklin Lekatari.

Ish-banori i Big Brother iu përgjigj si fillim pyetjes “a vazhdon të mendosh se marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës nuk është diçka reale?”.

“Unë s’mendoj më fare për ata. S’mendoj më për asnjë person nga big-u për arsye se s’ka kuptim të mendoj më, kanë kaluar dy vite”, u përgjigj Kristi, duke shtuar më tej: “Unë takoj vetëm Zhaklinën, ishte opinioniste në edicionin tim. Me Zhaklinën kam një projekt specifikisht për dhunën që përjetuam ne të dy, edhe disa të tjerë, brenda Big Brother dhe jashtë saj”.

Me këtë deklaratë, Kristi la të kuptohet se ka ndjerë dhunë psikologjike nga Luizi gjatë kohës që ishte në BBV, dhe jashtë programit nga fansat e tij, ç’ka e ka nxitur të krijojë një projekt bashkë me Zhaklinën kundër dhunës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE