E droguar në timon përplasi efektivin e policisë rrugore, në pranga 21-vjeçarja në Tiranë!
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 21 vjecare.
Pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore në shërbim, i cili ishte po kryente veprimet procedurale për një aksident.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen S. Sh., 21 vjeçe, banuese në Elbasan.
Më datë 14.11.2024, rreth orës 21:15, në fshatin Ibë, kjo shtetase, duke drejtuar automjetin, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore në shërbim, i cili ishte po kryente veprimet procedurale për një aksident.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan një shtetas 16 vjeç, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 139/22 dhe 279 të Kodit Penal.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në afërsi të Casa Italias, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një objekt dhe se ka dëmtuar me mjet prerës rojën e objektit, shtetasin A. D., 65 vjeç, i cili po merr mjekim në spital.