Tradhtoi të fejuarin me Noizyn/ Ish-konkurrentja e “Përputhen”: “Më rrahu mamaja e tij, më bëri k*rvë…”
Ish-konkurrentja e Për’puthen, Saide Buzi, ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” debatet dhe përplasjet e forta që kishte me ish-partnerin e saj, Gerti Gjici dhe të ëmën e tij.
Ajo tronditi duke thënë se e ëma e Gertiti e quajti atë kur*ë dhe gjithashtu ushtroi dhunë ndaj saj.
“Gjëja që më ka lënduar më shumë ka qenë dhuna që më ka bërë mami i Gertit. Më ka bërë dhunë fizike. Dhe kjo ka ndodhur kur më ka marrë unazën, ma ka marrë me dhunë. Donte të merrte dhe policinë e të më nxirrte jashtë me polici. Dhe më ka quajtur një fjalë që është shumë turp ta thuash. Më ka quajtur kur*ë. Nuses së djalit, t’i thuash atë fjalë është shumë e ulët. Sidomos nga një nënë, nga një prind.
Nuk e kuptova. U stresova dhe u mërzita shumë me ata. Unë po i mbaja distancë, sepse tërë kohën dëgjoja histori: ‘Si t’ia bëjmë letrat, do na marrë pasurinë’, i thoshte e ëma e Gertit”, u shpreh Saidja.