Me lule e kurora në duar, shokët e skuadrës përcjellin në banesën e fundit Martin Canin

vovalbania November 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me lule e kurora në duar, shokët e skuadrës përcjellin në banesën e fundit Martin Canin

Sot, padyshim duhet të ishin duke i çuar tufa me lule prej golave të shënuar apo sukseseve të arritura në fushën e blertë. Por përballë fatit, edhe fëmijët e vegjël të Dinamos sot janë të dorëzuar.

Të gjithë ata kanë marrë kurorat me lule për t’i bërë nderimet e fundit shokut të tyre të skuadrës që humbi jetën ditën e djeshme pas një sherri banal.

Me lot në sy, lojtarët e vegjël të Dinamos U-15 qëndrojnë të ulur siç shihet edhe në video për të respektuar për herë të fundit shokun e tyre, Canin siç i thërrisnin ata. Bashkë është edhe trajneri i skuadrës, Egert Bakalli.

Profesori që i udhëhiqte në çdo sfidë, me siguri sot e ka pasur shumë të vështirë për t’i çuar drejt asaj rruge që prehet ëngjëlli i vogël 14-vjeçar.

Të shumë kanë qenë ata që kanë marrë pjesë në këtë ceremoni mortore të organizuar në “Farkë të Vogël”.

Newsbomb.al mëson se përcjellja e trupit në banesën e fundit ishte caktuar në orën 15:00. Por, është shtyrë për disa minuta për shkak të gjendjes shëndetësore të prindërve të të ndjerit.

Gjithashtu ambulanca është e pranishme për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë shfaqur probleme shëndetësore.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/11/Me-lule-e-kurora-ne-duar-shoket-e-skuadres-percjellin-ne-banesen-e-fundit-Martin-Camaj-KRYEFJALA.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE