Skandal/ Dy tiktok-erë tallen me 14-vjeçarin e vrarë: “Pse s’ja nguli në kokë” (VIDEO)
vovalbania
November 19, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Dy tiktok-erë të mitur kanë hyrë pak më parë LIVE në Tik Tok dhe janë tallur me 14-vjeçarin e vrarë, Martin Cani.
Sipas raportimeve, njëri prej të miturve është kushëriri i vrasësit të 14-vjeçarit, ndërsa tjetri shok i tyre.
Ky i fundit e cilëson “gjuajtës” 14-vjeçarin që vrau shokun e klasës dhe thotë se ai duhet ta kishte goditur edhe në kokë, përveç se në zemër.
Ata madje flasin edhe për një grup në Snapchat, mjaft i përdorur nga të miturit, ku shajnë të tjerët.
Ata thonë se kush i shan do ta bëjnë shembull!
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/11/AQPuYCjx_eHN9Df76aF5ZwbF1ccoBPcRc0uDHrVETPgFRIkpAW_qXf8e9HE8O5ifFLlW-7Mq-3LFnVem_7TrNkkK.mp4