Vrau 14-vjeçarin në Tiranë, zbulohet se autori nuk shfaq shenja pendese

vovalbania November 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrau 14-vjeçarin në Tiranë, zbulohet se autori nuk shfaq shenja pendese

Në një lidhje për emisionin “Rudina”, gazetarja Glidona Daci shprehet me trishtim për dhunën që po reflektohet nga fëmijët, nisur nga tragjedia e vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij.

Daci shton se autori i dyshuar i ngjarjes nuk ka shfaqur shenja pendese gjatë marrjes në pyetje.

“I mituri tjetër i cili po ashtu është në konflikt me ligjin dhe akuzohet për vepra të rënda penale, është një i miturit i cili në asnjë moment nuk ka shfaqur shenja pendese. Edhe gjatë pyetjeve në prani të psikologut nga ana e organeve ligjzabtuese, sipas informacioneve, duket sikur nuk është i penduar dhe kjo është ajo më shokuesja dhe më e rënda në këtë histori, ajo që dhemb edhe më shumë, fakti që të mitur, 14 apo 15 vjeçarë përpos marzhit të dënimit që mund të marrin sepse Kodi Penal i të Miturve parashikon edhe lehtësira të ndryshme në lidhje me këtë çështje për shkak edhe të lehtësirave dhe pozitave që kanë, por ajo që dhemb realisht në këtë histori është fakti që ne po rrisim fëmijë të dhunshëm dhe mesa duket e gjithë shoqëria ka dështuar”, tregon gazetarja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE