Zbardhet dëshmia e të miturit që vrau 14-vjeçarin: U zumë sepse…

vovalbania November 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbardhet dëshmia e të miturit që vrau 14-vjeçarin: U zumë sepse…

Mario Prelleshaj, 14-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani, është marrë në pyetje.

I mituri ka deklaruar para hetuesve se sherri me shokun e klasës ka nisur që të premten pasi ai e ka parë. Ai thotë se do sqarohej me Martinin dhe të hënën kishte lajmëruar për ndihmë edhe shokët e tij.

“Jemi zënë të Premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të Hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”.

Kur është pyetur nëse është penduar nëse është penduar apo jo, ai nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai vetëm ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

Nga sherri tragjik i së hënës edhe vetë 14-vjeçari mbeti i plagosur dhe tani po merr trajtim mjekësor në një spital privat në kryeqytet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65754 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE