Prokuroria rëndon akuzën, çfarë deklaroi vrasësi i Martin Canit?
vovalbania
November 21, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.
Prokuroria e akuzon të miturin M.P për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”, ndërsa Policia e kishte referuar për akuzën e “vrasjes me dashje”.
Akuza e ngritur nga Prokuroria ka një marzh më të madh denimi. Gjithashtu, atij i është shtuar akuza e mbajtjes së armëve pa leje.
Ditën e djeshme i mituri i pyetur në prani të psikologes për ngjarjen e rëndë ka deklaruar, “nuk mbaj mend asgjë”.
Pritet që masa e sigurisë ndaj tij t’i komunikohet ditën e nesërme në spital, ku ndodhet i shtruar për shkak të plagëve nga konflikti