Prindërit e Martinit: Djalit tjetër nuk i kemi treguar, i themi e ka marrë kombëtarja
vovalbania
November 22, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Dhimbja për humbjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, i vrarë me thikë pranë shkollës “Fan Noli”, është e papërshkrueshme për familjen e tij.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, prindërit e Martinit rrëfyen dhimbjen e thellë që kanë përjetuar dhe treguan mënyrën prekëse se si po e mbrojnë vëllain e vogël të Martinit nga e vërteta e rëndë.
I pyetur nga gazetari nëse kanë fëmijë të tjerë, babai i Martinit u shpreh:
“Po, kemi dhe një djalë të vogël. Por nuk i kemi treguar ende për ngjarjen. I kemi thënë që Martinin e ka marrë kombëtarja dhe ka bërë gol, njerëzit vijnë në shtëpi se na falenderojnë.”