Përdorues të pajisjeve Apple, duhet ta lexoni me patjetër njoftimin e fundit!

vovalbania November 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përdorues të pajisjeve Apple, duhet ta lexoni me patjetër njoftimin e fundit!

Apple, kompania gjigante e teknologjisë, ka njoftuar se pajisjet më të vjetra do të kenë nevojë për përditësime të softuerit për të vazhduar përdorimin e kopjeve rezervë (Backup) të iCloud.

Duke filluar nga 18 dhjetori, pajisjet duhet të funksionojnë me të paktën versionin iOS 9, i cili është lansuar në vitin 2015.

Nëse pajisjet funksionojnë me iOS 8 ose më herët, përdoruesit nuk do të kenë më mundësi të krijojnë kopje të reja rezervë (Backup) ose të aksesojnë ato ekzistuese.

Kjo masë prek pajisjet e viteve të para të dekadës së kaluar, përfshirë iPhone 4S, iPad 2 dhe iPod touch të gjeneratës së pestë.

Apple rekomandon përdoruesit të përditësojnë softuerin përmes cilësimeve të pajisjes, duke shkarkuar versionin më të fundit të disponueshëm për pajisjet e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66174 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE