Tha se e rreh gruaja, Luizi i reagon deklaratës së Olta Gixharit
vovalbania
November 23, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Gixhari trazoi rrjetin me deklaratën e saj në “Mirëmbrëma Yje”.
Aktorja e njohur u shpreh se nuk ka pasur kontakte me Luizin pas përfundimit të “Big Brother VIP” dhe shtoi me tone ironike: “Është budalla ai, e rreh gruaja”.
Deklarata e saj ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke nxitur reagime nga fansat dhe ndjekësit e çiftit Luiz-Kiara.
Në një “Ask” që Kiara zhvilloi në Instagram, një ndjekës e pyeti me humor nëse ajo e rreh Luizin, duke shtuar disa emoji që qeshnin. Përgjigjja nuk erdhi drejtpërdrejt nga Kiara, por ajo vendosi t’ia lërë në dorë bashkëshortit të saj.
Me humorin që e karakterizon, Luizi u përgjigj: “Sot s’më ka rrahur. E kemi pushim të premten”.
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/11/2311b8a02b1b43e4a3b05eb5235babe2.mp4