Edi i kërkoi falje për fjalorin – reagimi i Sara Kolamit
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Edi i kërkoi falje për fjalorin – reagimi i Sara Kolamit](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/11//edi-i-kerkoi-falje-per-fjalorin-reagimi-i-sara-kolamit.jpg)
Eduart Kuqi dhe Drilon Rama kanë bërë një bisedë të papërshtatshme me njëri-tjetrin për banoren Sara Kolami.
Ajo dëshiroi t’i shihte pamjet e të dëgjonte fjalët e tyre, teksa çmimit të madh ia zbriti 10 mijë euro.
Edi e kishte ofenduar atë, ndonëse nga e gjithë kjo situatë aktorja mbeti e shtangur, pasi nuk e priste.
Pas kësaj, ata tentuan të sqarohen me Sarën, e madje duke i kërkuar edhe falje.
Pjesë nga biseda e tyre:
Edi: Sara a mund të të jap dorën për këtë gjë?
Sara: Urdhëro, për çfarë?
Edi: Për fjalën që ta thashë.
Edi: Të kërkoj falje, të kërkoj ndjesë sidoqoftë a ka qenë për ty. Klipi është klip nuk ke çfarë bën, të kërkoj falje për pjesën e fjalorit që kam përdorur ndaj teje. Kërkoj shumë ndjesë. Nuk kam pasur arsye për me ta shpreh atë fjalorin. Kaq.
Sara: Faleminderit shumë