“Një kërkesë e kam me ngulm!”/ Eliona Pitarka i bashkohet protestës për Martin Canin
Aktorja Eliona Pitarka shprehu indinjatën e saj në protestën para Ministrisë së Arsimit, duke theksuar rëndësinë e transparencës në lidhje me ngjarjen e tragjike që i mori jetën Martin Canit.
Ajo u shpreh si nënë e shqetësuar, duke kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave që e çuan deri në këtë tragjedi.
Gjatë fjalës së saj, Pitarka e vuri theksin tek mungesa e informacionit publik nga institucionet, duke theksuar se ka kaluar një javë pa u dhënë detaje të qarta për dinamikën e ngjarjes.
Ajo ngriti shqetësime rreth disa deklaratave kontradiktore, sidomos në lidhje me fjalët e fëmijës së plagosur, që duken të jenë në kundërshtim me atë që ka thënë policia.
“Jam këtu si një nënë e terrorizuar e tmerruar dhe në fakt parafolësit i thanë të gjitha kërkesat. Vetëm një e kam me ngulm që ti mëshoj pak më shumë, transparencë sa i përket ngjarjes. Kam dëgjuar shpesh në lagje fëmijë të kësaj grupmoshe me fjalor banal. Që thonë edhe nëse bëjmë gjë jam minoren dhe s’më bëjnë asgjë. VIDEO që ka qarkulluar në TikTok e atij djalit në SHBA që thotë kur të shkoj në Shqipëri do e bëj një gjë të tillë. Kërkoj transparencë të ngjarjes. Ka kaluar një javë nga kjo ngjarje dhe opinioni publik s’ka transparencë të dinamikës së ngjarjes, ku policia thotë se s’ka pasur një person të dytë. Ndërkohë, që deklarata e fëmijës së plagosur është tjetër gjë komplet. Organet ta çojnë deri në fund këtë ngjarje, duam transparencë totale dhe drejtësi për Martinin”.