Sherri në Pejë, ja sa mijëra euro duhet të paguajnë Stresi dhe Noizy

vovalbania November 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherri në Pejë, ja sa mijëra euro duhet të paguajnë Stresi dhe Noizy

Reperët e njohur, Stresi dhe Noizy, së bashku me DJ Crax, janë përballur me drejtësinë lidhur me sherrin që ndodhi në një diskotekë në Pejë më herët gjatë këtij viti. Pas përfundimit të procesit, të tre janë dënuar me gjoba të majme.

Sipas “Prive”, Stresi është gjobitur me 10,000 euro, Noizy me 15,000 euro, ndërsa DJ Crax me 5,000 euro. Sot, ata janë paraqitur në organet e rendit dhe ligjit në Pejë për t’u informuar për vendimin e fundit.

Ngjarja e bujshme ndodhi më 8 gusht, ku pas një konflikti me Medi Isenin, Noizy dhe DJ Crax u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim.

Më 16 gusht, Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë Noizy-n me kusht, duke ofruar një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, e cila i lejoi të qëndronte i lirë deri në përfundim të procesit.

Nga ana tjetër, Stresi arriti të shmangë arrestimin duke u arratisur, por më vonë u përball me drejtësinë. Pas lirimit të tyre, ky vendim për gjobitje konsiderohet si masa përfundimtare për këtë ngjarje që shkaktoi shumë zhurmë në media.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE