Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar

vovalbania November 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një mesazh të veçantë për ndjekësit e saj.

Në një postim emocionues në Instagram, ajo ka ndarë vargje nga himni kombëtar dhe një imazh të simbolit të shqiponjës, duke shprehur krenarinë për origjinën e saj.

“Një komb, një flamur,” shkroi Dua, duke përcjellë mesazhin e bashkimit dhe krenarisë kombëtare në këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët.

Dua Lipa, e cila është një prej ambasadoreve më të mëdha të kulturës shqiptare në botë, prej vitesh e ka treguar hapur dashurinë dhe respektin për vendin e saj të origjinës, veçanërisht në festa kombëtare si kjo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66358 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE