Flet avokati për gjendjen e familjes së Martinit: Familja po “bombardohet”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Flet avokati për gjendjen e familjes së Martinit: Familja po “bombardohet”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/11//flet-avokati-per-gjendjen-e-familjes-se-martinit-familja-po-bombardohet.jpg)
Ngjarja e rëndë ndodhi 10 ditë më parë. Të gjithë e njohim Martinin, ëngjëllin më të bukur që iu mor jeta nga bashkëmoshatari i tij.
Avokati Redi Ramaj ishte i ftuar në emisionin “Top Story”, ku ka folur për gjendjen emocionale të familjes së Martinit. Ai është rrëfyer se familjarët po bombardohen nga fakte të ndryshme për ngjarjen e rëndë.
“Familja është në një gjendje të kuptueshme normale. Ka humbur një fëmijë 14 vjeç, të cilin e kishin çuar në shkollë për të marrë dije. I ati i Martinit është njeri i fortë, por po ‘bombardohet’ se si shkolla, policia e ka trajtuar këtë ngjarje deri më sot. Të tjera fakte dalin dhe u thuhet familjarëve dhe të tjera thotë policisë.”, u shpreh ai.