Milaim Zeka i reagon deklaratës së Olta Gixharit: Asaj po i mungon…
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Milaim Zeka publikon foto me nuanca seksuale të Lelës, reagon Olta Gixhari](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/12//milaim-zeka-publikon-foto-me-nuanca-seksuale-te-leles-reagon-olta-gixhari.jpg)
Debati mes Milaim Zekës dhe aktores Olta Gixhari ka marrë përmasa të reja pas kundërpërgjigjes së gazetarit. Zeka reagoi ndaj akuzave të Oltës, e cila e cilësoi si të papërshtatshme një shaka me nuanca seksuale që ai kishte bërë ndaj konkurrentes Lela.
Në reagimin e tij, Zeka ironizoi famën e Oltës, duke thënë: “Olta Gixhari është e njohur nga Big Brotheri, ndërsa unë nuk jam Milaimi i Bigut. Asaj po i mungon Bigu, prandaj herë merret me banorët, herë me mua.”
Për të shuar polemikat, Zeka publikoi një mesazh nga familja e Lelës, që duket se synon të qetësojë situatën dhe të ndalojë debatin e ndezur nga videoja fillestare. Videoja, e publikuar nga një faqe tjetër në bashkëpunim me Zekën, ishte ajo që shkaktoi përplasjen mes tij dhe aktores.
Postimi i tij përfundon me një ton ironik, duke lënë të kuptohet se debatet e tilla janë të panevojshme dhe të nxitura nga kërkesa për vëmendje.