Mohoi zërat por jo provat! Ledri nis pushimet me partneren e re, ja ku u ‘kapën mat’

vovalbania December 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mohoi zërat por jo provat! Ledri nis pushimet me partneren e re, ja ku u ‘kapën mat’

Reperi i njohur Ledri Vula po shijon momente të lumtura pranë partneres së tij të re, Rina Ziti, pas ndarjes nga Sara Hoxha.

Sipas imazheve të publikuara nga Panorama Plus, Ledri dhe Rina janë fotografuar në aeroportin e Vjenës, ku shfaqen të relaksuar dhe të afërt me njëri-tjetrin.

Çifti duket se po shijon shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa qëndrojnë ulur në terminalin e aeroportit.

Kujtojmë se lajmi për lidhjen e re të reperit doli në publik rreth një vit pas ndarjes nga partnerja e tij e mëparshme, Sara Hoxha. Për herë të parë, çifti u fotografua gjatë një pushimi në jug të Shqipërisë, ku kalonin kohë së bashku në një plazh shkëmbor.

Megjithatë i ftuar gjatë një interviste, Ledri i mohoi zërat se mund të ketë nisur një lidhje të re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE