Arrestohet ‘kukulla’ 23-vjeçare, një nga vrasëset më të rrezikshme!

vovalbania December 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet ‘kukulla’ 23-vjeçare, një nga vrasëset më të rrezikshme!

Policia kolumbiane ka arrestuar së fundmi 23-vjeçaren Karen Julieth Ojeda Rodríguez, e njohur për autoritetet lokale si “La Muñeca” ose “Kukulla” e cila akuzohet për një sërë vrasjesh që dyshohet se ka kryer në emër të organizatës kriminale Los. de la M.

Mes viktimave të vrasëses është edhe ish-partneri i saj, Davy Jesus. Ojeda Rodriguez, e konsideruar nga disa si vrasësja më e rrezikshme në rajonin e Santander, u arrestua së bashku me dy nga bashkëpunëtorët e saj të dyshuar në një operacion të madh policor. Atyre iu gjetën armë, të cilat u dërguan për analiza balistike.

La Muñeca es la sicaria mas temida de Santander, Netflix podría sacar una serie por la forma en que cometía sus delitos. pic.twitter.com/RpwDLw8BLN

— Abril Girlie. (@2_0_2_5_) December 5, 2024

Sipas informacioneve të autoriteteve, 23-vjeçarja kishte nisur të zgjeronte aktivitetin e saj kriminal, duke marrë një rol drejtues në një rrjet vrasësish me pagesë që përhapnin terror në zonë.

Vrasja e ish-partnerit të saj, Davy Jesus, tregon se sa e pamëshirshme ishte 23-vjeçarja. Jesus thuhet se mori një telefonatë nga Ojeda Rodriguez, e cila i kërkoi të takohej për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare.

Gjatë përplasjes, dy persona me motor e qëlluan për vdekje, një goditje që dyshohet se e kishte porositur vetë “Kukulla”.

Sipas policisë së Bucaramanga, 30 vrasje u regjistruan vetëm në tremujorin e parë të vitit 2024. Këto krime kryhen kryesisht në kontekstin e “larjes së hesapeve” nga bandat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66289 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE