Arilena Ara thumbon pas finales së “Kënga Magjike”: Ua mori çmimin pa qenë fare

vovalbania December 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arilena Ara thumbon pas finales së “Kënga Magjike”: Ua mori çmimin pa qenë fare

Finalja e “Kënga Magjike” mbrëmë u shoqërua nga një situatë e papritur, ku dy prej emrave kryesorë, Arilena Ara dhe Pirro Çako, munguan në natën finale, duke lënë publikun në paqartësi.

Organizatori Ardit Gjebrea deklaroi se mungesa e tyre lidhej me probleme shëndetësore. Megjithatë, një postim i mëvonshëm nga Arilena në Instagram ka ngritur pikëpyetje mbi këtë shpjegim.

Në postim, ajo ripostoi një mesazh nga një mbështetës i saj që shkruante:
“Natën e mirë vetëm Arilena Arës që ua mori çmimin edhe pa qenë prezente.”

Ky reagim ka nxitur diskutime, duke sugjeruar që bojkotimi i finales mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve ose dyshimeve mbi procesin e vlerësimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65712 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE