Ledjona reagon pas aksidentit të rëndë në Dibër: Lutem të ringrihem

vovalbania December 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ledjona reagon pas aksidentit të rëndë në Dibër: Lutem të ringrihem

Rreth dy ditë më parë, u raportua se gazetarja Ledjona Xheladinaj pësoi një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës.

Nga ky aksident, ajo pësoi frakturë në shtyllën kurrizore.

Pas gjithë bujës dhe interesit të madh të publikut për gjendjen e saj shëndetësore, Ledjona ka bërë reagimin e parë.

Teksa ka rishpërndarë një video të vjetur ku shfaqet mjaft e qeshur, Ledjona shkruan: “Unë do rikthehem gjithmonë kështu. Faleminderit ZOT. Faleminderit për qindra mesazhe nga ju. Lutem të ringrihem shumë shpejt. 1Mln herë faleminderit që keni qënë pranë në ditët e mia më të vështira. Ju dua me zemër”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66340 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE