Pse nuk duhet të pini kafe para seksit
Kur bëhet fjalë për seksin, ka disa gjëra që secili prej nesh mund të bëjë për t’u përgatitur. Qoftë nëse bëhet fjalë për t’u kujdesuar për pjesët intime, për të vendosur pak muzikë sensuale, për të bërë një dush dhe shumëçka tjetër që të ndiheni të relaksuar dhe në humor.
Ushqimi dhe pijet mund të jenë gjithashtu një temë me interes. E ndërsa flasim për pijet, kafeja është një prej tyre që ka gjithmonë interes, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjen apo shmangien e saj para aktit seksual.
Kafeja sipas mjekëve ka efekt natyral stimulues të zorrëve dhe kjo është një nga motivet kryesore pse duhet të shmanget në dhomën e gjumit.
Kafeina dhe acidet e kafesë mund të shkaktojnë shqetësime në tretje te disa njerëz, pasi ajo ndikon në frekuencën e kontraktimeve në traktin tretës gastrointestinal. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz i drejtohen pijeve si një stimulues natyral që i ndihmon ata të ndihen të shfryrë.
Kafeja mund të përkeqësojë simptomat tuaja dhe t’ju largojë nga aktiviteti seksual që mezi prisnit të kënaqeshit. Plus, ajo që shtoni në kafe ka shumë rëndësi. Intoleranca ndaj qumështit mund të shkaktojë simptoma si gazra, fryrje dhe diarre.
Pra, nëse synimi juaj është që akti seksual të shijohet në maksimum dhe të mos ndërpritet nga simptoma apo situata të pakëndshme, hiqni dorë nga kafeja para seksit.