Këngëtarja shqiptare: Kam qenë shtatzënë,kam humbur fëmijën nga dhuna e ish-partnerit

vovalbania December 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtarja shqiptare: Kam qenë shtatzënë,kam humbur fëmijën nga dhuna e ish-partnerit

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka ndarë për herë të parë me publikun një situatë prekëse nga jeta e saj private, duke treguar përballjen me dhunën dhe humbjen e një fëmije gjatë shtatzënisë.

Rovena u ndal te një periudhë e errët e jetës së saj, kur ishte vetëm 21 vjeç dhe u përfshi në një marrëdhënie që fillimisht dukej premtuese.

Ajo tregoi se dashuria me një djalë, që nisi si një histori pasioni, shpejt u kthye në një makth për shkak të problemeve të tij me ligjin, alkoolin dhe substancat narkotike.

“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21-vjeçare dhe u njoha me një djalë. Ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditës e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë.

Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit. Atë mëngjes vetëm kur e pashë veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën”, rrëfeu ajo.

Rovena zbuloi gjithashtu një sekret që nuk e kishte ndarë kurrë më parë: ajo ishte shtatzënë gjatë asaj periudhe dhe për shkak të dhunës humbi fëmijën.

“Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat, pse jo”, rrëfeu Rovena.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE