“Kur do bëhesh mami”- Nevina ‘lodhet’ nga e njëjta pyetje, ja përgjigja që i dha ndjekësve
vovalbania
December 10, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Duket se ndjekësit e moderatores së njohur Nevina Shtylla janë shumë kureshtarë dhe shfrytëzojnë rastin më të parë për të mësuar më shumë rreth jetës private të saj.
Së fundmi në rubrikën “Më pyet” në profilin e saj në “Instagram”, fansat e kanë pyetur shumë se ‘kur do të bëhet mami’.
“Besoj se gjithçka ka kohën e vet dhe kur të jetë momenti i duhur do të ndodhë. E rëndësishme është që gjithçka të vi natyrshëm dhe në mënyrën më të mirë“- ishte përgjigja e Nevinës.
E pyetur sërish nga një tjetër ndjekës, po për të njëjtën temë, Nevina tha:
“Ore, ç’ju ka mbetur merak kjo punë?”