Tjetër rast i rëndë/ 17-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin, përfundon në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gjimnazin e fshatit Cakran në Fier, ku një 17-vjeçar mbeti i plagosur pas sherrit me bashkëmoshatarin.
Rreth orës 08:30 në ambientet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh.
I plagosuri Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat autorin, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë.
Ende nuk dihet shkaku i sherrit mes adoleshentëve. ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Kujtojmë se disa javë më parë 14-vjeçari Martin Cani mbeti i vrarë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, pas sherrit me bashkëmoshatarin, i cili aktualisht ndodhet në burg.
Ngjarja e rëndë ka sjellë protesta dhe reagim të të gjithë qytetarëve.
Burimi: /Top-Channel.Tv