“Sa herë i flasin shqip, largohet”- Blendi Fevziu flet për fatin e Parashqevi Simakut

vovalbania December 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Sa herë i flasin shqip, largohet”- Blendi Fevziu flet për fatin e Parashqevi Simakut

Blendi Fevziu ka folur për fatin e artistes shqiptare Parashqevi Simaku, e cila u filmua në SHBA duke përfituar ndihma si e pastrehë.

Fevziu shprehet se pas publikimit të videos, ka marrë mesazhe nga biznesmenë shqiptarë që jetojnë në SHBA, të cilët thonë se kanë tentuar te vendosin njerëz që të kontaktojnë me artisten. Por ata theksojnë se sa herë i flasin shqip, Simaku largohet.

“E kam takuar në vitin 1995, kur ishte vendosur në Los Angeles dhe synonte Hollywood-in. Sot ajo është e pastrehë dhe merr ndihma sociale. Në momentin kur i flasin shqip, ajo largohet. Është në dinjitetin e shtetit shqiptar që t’i ofrojë një pension normal”, shprehet Fevziu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66180 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE