Sulmi ndaj Klea Prengës, Antonela Berisha tregon për herë të parë versionin e saj!
Antonela Berisha, e njohur nga emisionet televizive, ka ndarë për herë të parë versionin e saj lidhur me sulmin brutal ndaj Klea Prengës, një ngjarje që tronditi opinionin publik tre muaj më parë.
Gjatë intervistës në “Goca dhe Gra”, Antonela theksoi se nuk ka pasur asnjë përfshirje direkte në incident, duke e cilësuar situatën si një rast të ndodhjes në “vendin dhe momentin e gabuar”.
“Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për ne dhe familjen time. Doja të sillja edhe një mesazh, që pavarësisht të këqijave që kalojmë në jetë ne ringrihemi më të fortë…”
“Kam nxjerrë mësim. Mos bini pre e provokimeve. Një personazh publik ka një peshë tjetër në impaktin e njerëzve, sepse po t’i ndodhte një personi të thjeshtë ajo që na ndodhi neve, nuk do kishte atë impact aq të madh, aq mediatik. Është vështirë, sepse çdo gjë që shikohet, çdo gjë që bën shikohet në një mënyrë ndryshe…”, – tregon Antonela.
Ajo shpjegoi se ngjarja lidhet me motrën e saj dhe persona të tjerë, ndërsa theksoi se ka bashkëpunuar me autoritetet për të sqaruar pozicionin e saj:
“Unë e kam dhënë versionin tim, në institucionet përkatëse. Dua ta them edhe publikisht që unë nuk kam kontakt drejtpërdrejt me ngjarjen, nuk jam e përfshirë unë personalisht, është e përfshirë motra ime me persona të tjerë. Unë thjesht jam ndodhur në momentin e gabuar në vendin e gabuar atë natë dhe këtë e kam deklaruar edhe në institucionet ligjvënëse. Për momentin, jam në masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë”.