Deklarata e bujshme për Parashqevinë, reagon sërish Egla Ceno: “Plasni nga inati…”

vovalbania December 16, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Deklarata e bujshme për Parashqevinë, reagon sërish Egla Ceno: “Plasni nga inati…”

Ditën e sotme, deklarata e Egla Cenos për rastin e këngëtares Parashqevi Simaku mori një vëmendje të madhe në rrjet.

“Më mirë të të urrejnë sesa të ndiejnë keqardhje për ty”, shkroi Ceno në postimin e saj në Instagram, ndërsa shpjegonte më tej mendimin e saj.

Pas komenteve të shumta, si pozitive ashtu edhe negative, aktorja ka bërë një koment nën postimin e saj, teksa adreson “shqetësimet” e publikut për deklaratën e bërë.

Postimi i plotë: 

“Faleminderit për të gjitha komentet pozitive Më vjen vërtet keq kur lexoj disa komente që shajnë egër e disa komente që më mbrojnë akoma më egër.

Atyrë që më duan: Faleminderit sepse pa ju do kishte qënë shumë më e vështirë periudha e post-bbv. Faleminderit që ma tregoni respektin edhe nëpër rrugë edhe nëpër vendet ku punoj e frekuentoj. Jeni forca ime ta dini.

Atyre që shajnë: Më vjen keq që nuk e keni gëlltitur ende fitoren time në BBV, por ja që fitova! Mund edhe të plasni nga inati po patët dëshirë. Ju vazhdoni më flisni me gjuhën e disa individëve në atë shtëpi, që në këtë rast përballë meje janë HUMBËSIT! Vazhdoni lojën e humbësve duke më shkruajtur SHTERPË sepse jam grua që nuk kam lindur fëmijë! Shkruani E VETME edhe pse nuk e keni idenë e familjes dhe miqësisë time. Shkruani P*ORDHA duke injoruar FAKTIN që në atë shtëpi i vetmi që P*ORDHI ishte Juli dhe se videoja që qarkulloi për mua ishte montazh…apo burrat le të p*jerdhin s’ka gjë?!! Shkruani që kam sharë kur edhe vet nuk dini të gjeni një sharje përveç MAJDANOZIT. Shkruani që nuk kam mbrojtur femrat aty brenda… cilat femra? Ato që më thanë e qepur? ato që më thanë shterpë? apo ato që më thanë plakë e stazhonuar? Shani se pata guximin të tregoja me emër dikë që më ka traumatizuar kur isha 20 vjeç e kërkoja punë?! Guxim që shumë gra nuk e marrin dot pikërisht për shkak të sojit tuaj që të kryqëzoni me mentalitetin arkaik.

Më vjen mirë që “ju kam ngecur në fyt” kaq keq. Inat paçi. Mos harroni: unë FITOVA edhe pa ngritur çeta me call-center jashtë! Fitova sepse publiku më votoi me SMS që kushtonin jo pak lekë. Fitova sepse publiku im nuk është GORE të vijë të grijë sallatë siç grini ju humbësit”, përfundon reagimin e saj Egla Ceno.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE