E rëndë në Korçë/ 16-vjeçari humb jetën nga arresti kardiak

vovalbania December 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë në Korçë/ 16-vjeçari humb jetën nga arresti kardiak

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Barç të Korçës, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja ka ndodhur në prani të prindërve të tij, të cilët lajmëruan menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht, i riu Klarenc Callo nuk mundi të mbijetojë.

Mëngjesin e kësaj të hëne, shkolla e mesme “Ymer Dishnica” ka bërë të ditur lajmin e trishtë në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke mbajtur një minutë heshtje për nder të nxënësit të ndjerë.

Në mesazhin e saj, shkolla e ka kujtuar Klarencin si një nga nxënësit më të dalluar dhe shembullorë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66320 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE