Rasti i Atillës dhe Drenushës,merret vendimi nga KMP:”Gjobë 30mijë euro për produksionin…”
30 mijë euro gjobë ka vendosur Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në Prishtinë për televizionin Klan Kosova pas promovimit të dhunës përmes reality show Big Brother VIP Kosova.
Vendimin e ka publikuar Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias në Kosovë e cila shprehet se ky është një moment historik pasi fituan rastin kundër “Big Brother” dhe Klan Kosova.
Çdo gjë nisi pas hyrjes së Atilla Kardesh,ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit i cili akuzohet për dhunë fizike në familje.
Edhe pse Drenusha ishte me urdhër mbrojtje ndaj ish-burrit, BBVA e futi në shtëpi si një banor duke thyer edhe ligjin i cili e ndalon të qëndrojë në një ambient me ish-partneren.
Valë reagimesh vërshuan në rrjet kundër produksionit i cili promovoi dhunën ndaj grave.
“E fituam rastin kundër Big Brother dhe Klan Kosova! 30,000 euro gjobë për Klan Kosova që përmes Big Brother promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim të fjalorit vulgar pankodim për t’i mbrojtur fëmijët.
Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive.
Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave. A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë?”
Gjithashtu Kusari shkruan se lufta po bëhet në mënyrë që “Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë”. Duket se me këtë i drejtohet Olsa Muhametaj, producentes e cila shpesh është akuzuar se të njëjtin model me dhunë dhe ofendime përdorte edhe në Përputhen për të përfituar klikime.
“Bravo KPM! Ky është një hap i madh për shoqërinë tonë!
Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë. Pikë.
Vendimi do të publikohet në të ardhmen dhe nëse kam kohë e analizoj detajisht.
Ju falenderoj për vëmendje.
P.S për të interesuarit rreth bazës ligjore, KPM ka përdorë pikërisht nenin 3.1 të Kodit të Etikës në të cilën e kam bazu ankesën dhe poashtu edhe nenin 4 dhe 5 të Kodit.”
Screenshot