“Si e sheh daljen e Antonelës në Goca&Gra?” Efi Dhedhes flet publikisht: Çudia më e madhe…

vovalbania December 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Si e sheh daljen e Antonelës në Goca&Gra?” Efi Dhedhes flet publikisht: Çudia më e madhe…

Antonela Berisha bëri daljen e saj të parë në ekran pas sherrit fizik me Klea Prengën, ku e përfshirë ishte dhe motra e saj, Mariela Berisha.

Në programin “Goca dhe gra” ajo tregoi se ka qenë një periudhë e vështirë për atë dhe familjen e saj.

Antonela theksoi se në fakt nuk ka qenë e përfshirë fizikisht, por e përshkroi situatën duke thënë se u ndodh në vendin dhe kohën e gabuar, ndërsa shtoi se nuk e njihte personalisht Klea Prengën.

“Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për ne dhe familjen time. Doja të sillja edhe një mesazh, që pavarësisht të këqijave që kalojmë në jetë ne ringrihemi më të fortë.

Kam nxjerrë një mësim, mos bini pre e provokimeve, sidomos kur jemi person publik. Unë nuk jam e përfshirë direkte në këtë ngjarje, është motra ime.

Jam ndodhur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar atë natë. Për momentin jam me masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë. Unë nuk e njihja personalisht vajzën, mua nuk më kishte cënuar. Po i kemi kërkuar falje në gjykatë, i kërkojmë falje edhe familjes sonë që i kemi stresuar. I kërkoj falje edhe publikut”, tha Antonela Berisha.

Reagimet kanë qenë të shumta për këtë dalje publike të Antonelës, ndërsa së fundmi një koment e ka dhënë edhe Efi Dhedhes.

Ajo është pyetur nga një ndjekës në InstaStory se si e sheh daljen e Antonelës në Goca & Gra, ku tha:

“Nuk mendoj se do duhej ti jepej asnjë lloj hapësire, por gjithsesi ajo qe mendoj realisht është që çudia më e madhe tre ditë zgjat. Ne kemi harur njerëz që janë vrarë. Kemi haruar të hapim zërin. Me shpresën që mund të ketë një përmirësim. Ne thjesht i harrojmë, i harrojmë shumë shpejt!”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/12/AQPxvVuYeOk_HidG1fV9Tmyr40-x4nSRX4afJy6tCWAyqY343ptxsUiDa71Mle1taoZ1-7hEz6obTfNWrDnZDxQ2b6zs0G-hu3iCuFg.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE