Situata me ish-partnerin e Anës, reagon Kevin: Jemi të lumtur!
vovalbania
December 16, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Kevin Edmond ka folur pas largimit nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka treguar për lojën e tij brenda, raportin me Ana Ejupin si dhe për atë që po e pret jashtë.
Ndër të tjerash, ish-konkurrenti ka folur edhe për situatën me ish-partnerin e Anës.
“E kemi biseduar, jemi të lumtur dhe gjithçka është perfekt. Nuk kam asgjë kundër. S’kam asgjë personale. Unë mendoj që çdo femër ka të drejtë të zgjedhë, nëse do të jetë me mua, do të jetë. Nuk e di, nuk jam një person që e shpreh. Nuk e di. Jam i fokusuar në Anën. Jemi mirë, jemi të lumtur. Ka qenë çfarë ka qenë, nuk ka pse të ketë diçka me mua”, tha ai.
Kevin shtoi se po përgatitet për një këngë të re, ku Ana do të jetë pjesë e klipit.