Vin Veli së shpejti baba për herë të dytë! Zbulohet partnerja
DJ i njohur Vin Veli do të bëhet baba për herë të dytë. Vin Veli pak muaj më parë ndau në rrjetin e tij social një foto me një vajzë të panjohur për publikun, duke shtuar dyshimet se ishte në një lidhje të re dashurie.
Karolina Gasiunaite quhej vajza e cila në një nga postimet e saj në Milano kishte bërë tag Vin Velin.
Karolina nuk është shqiptare dhe me një vëzhgim të lehtë asokohe, u pa se në postimet e fundit, DJ Vini i kishte bërë ‘like’ dhe i kishte komentuar ’emoji’ me zemra.
Së fundmi DJ i njohur Vin Veli ka publikuar një tjetër foto, ku ata shihen pranë njëri-tjetrit, me duart bashkuar, teksa festojnë ditëlindjen e saj. Ajo që na rrëmbeu vëmendjen ishte sigurisht barku paksa i rrumbullakosur.
Edhe pse vetë Vin Veli nuk ka ndarë foto të plotë, vajza që i ka rrëmbyer zemrën në profilin e saj publik ka ndarë mjaft foto me barkun e rrumbullakosur, duke vërtetuar në këtë mënyrë se ata shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.
Kujtojmë që Vin Veli është baba i një djali, Arborit, nga lidhja e tij me Bora Zemanin. Pak ditë më parë ata festuan 10-vjetorin e djalit të tyre Arbor, duke dhënë dhe një model shumë të mirë prindërimi për gjithë çiftet që vendosin të ndahen.