Edhe kjo na duhej! Instagram shton opsionin e ri për “tradhtarët” në marrëdhënie
Instagram ka prezantuar një veçori të re në platformën e saj, duke sjellë mundësinë e skedulimit të mesazheve, një opsion që po ngjall diskutime të shumta.
Me këtë funksion, përdoruesit mund të shkruajnë një mesazh dhe ta caktojnë për t’u dërguar në një moment të caktuar në të ardhmen.
Procesi është i thjeshtë: shkruani mesazhin, mbani shtypur butonin e dërgimit dhe zgjidhni datën dhe orën e dëshiruar. Instagram ofron një afat deri në 29 ditë për të skeduluar mesazhin. Pasi të keni përfunduar, një njoftim i vogël do t’ju tregojë se keni një “mesazh të skeduluar” deri në momentin që ai dërgohet.
Ndërkohë që shumë e kanë mirëpritur këtë risi, të tjerë e kanë kritikuar, duke ngritur shqetësime për keqpërdorimin e mundshëm të saj.
Në rrjete sociale, disa përdorues e kanë cilësuar këtë veçori si një “armë të re” për ata që gënjejnë në marrëdhënie. Një komentues shkruan me humor: “I/e dashuri/a pyet: ‘Ku je?’ Ndërkohë ai/ajo, pa qenë fare prezent, ka skeduluar një përgjigje teksa është me dikë tjetër!”
Pavarësisht kritikave, veçoria ka potencial për të ndihmuar ata që duan të dërgojnë mesazhe në kohë të përshtatshme, si urime për ditëlindje apo informacione të planifikuara paraprakisht.