“Ishte si tërmet 7 ballë”- Ndarja nga bashkëshorti pas 15 vitesh martesë, rrëfehet Dalina Buzi

vovalbania December 19, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Ishte si tërmet 7 ballë”- Ndarja nga bashkëshorti pas 15 vitesh martesë, rrëfehet Dalina Buzi

Gazetarja dhe skenaristja e njohur, Dalina Buzi ka folur për herë të parë për ndarjen e saj nga ish-bashkëshorti me të cilin kishte 15 vite e martuar.

Këtij divorci, ajo i ka vënë emrin” tërmet 7 ballë” pasi thekson se nuk e priste që mund t’i vinte fundi.

Ndër të tjera ajo rrëfeu edhe periudhën pas ndarjes ku u shpreh se ishte e vështirë ta pranonte atë që i kishte ndodhur.

Mirëpo Dalina nuk la pa cekur gjithashtu edhe “të mirën që i kishte ardhur nga e keqja” teksa theksoi edhe se edhe pse ishte e vështirë ndarja, asaj i ka vlejtur për të njohur Dalinën e vërtetë.

“Ra një tërmet, ishtë një tërmet i madh. Ai moment është tërmet 6-7 ballë dhe secili duke mbledhur ato copat e veta, dikush pak më gjatë, dikush pak më shkurt, por u ndje që ishtë mbyllja, u ndje që nuk kishte kthim mbrapa. Sado që ti të jesh i përgatitur, ta dish, ta ndjesh se marrëdhënia nuk është mirë, sërish është si çështja e vdekjes: Të thotë doktori ke tre muaj jetë, por ti nuk e di nëse do vdesësh të mërkurën në orën pesë apo të martën në orën dy të mëngjesi.

Ti nuk je kurrë e përgatitur për vdekjen, siç nuk je e përgatitur për ditën që realisht e sheh që u trondit themeli, plasi tërmeti dhe nuk ke çfarë të bësh më. Do kthehesh prapë të nesërmen, por nuk e vazhdon dot më se nuk ka krisje, ka çarje të mëdhaja, hendeqe”

Pas ndarjes u futa në të gjitha forumet e botës, në lloj lloj forumesh, në rusisht, në italisht, në gjermanisht, me google translate dhe doja të shihja situata të ngjashme dhe në çdo lloj situate unë isha e dënuar. Në situatë të ngjashme po të isha burrë do të ishte ‘ok’ dhe u tremba, u trondita. Fillova ta shihja veten me syrin e tyre, është shumë e rrezikshme kjo ta shohësh veten me syrin e tjerëve. Kisha një kryq të madh, kryqi i parë fillimisht si nënë, çfarë bëra, ishte drobitëse’

Kalova ato dy javët e para që janë ato zhurmat që kalojnë të gjithë dhe pastaj e pashë gjënë si produecente, realisht, siç bëj në punë. E pashë nga larg dhe thashë që janë katër Dalina: Është Dalina publike, jo vetëm në Instagram, por sapo hap derën. Është Dalina në profesion, Dalina nënë dhe Dalina kush jam unë, pse ndodhi kjo, pse bëra këtë zgjedhje, pse përfundoi kjo gjëja dhe pjesa ime e përgjegjësisë.” tha Dalina për Class Media me Alketa Vejsiun.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65761 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE