Pas një momenti festiv, 34-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës në Kosovë

vovalbania December 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas një momenti festiv, 34-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës në Kosovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një shtëpi në Shtërpcë, ku një grua u gjet e vdekur dhe sipas informacioneve të para dyshohet se i dha fund jetës.

Viktima dyshohet se bëri vetëvrasje pas një feste familjare, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.

Bëhet fjalë për një grua 34-vjeçare, e cila bazuar në dëshminë e familjes ka qenë në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

E ndjera dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri, brenda shtëpisë.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi që çoi viktimën drejt këtij akti të rëndë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka nisur edhe hetimi për zbardhjen e këtij rasti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE