Reagon për herë të parë gruaja e ish-bashkëshortit të Parashqevisë: “Ju kërkoj që…”

vovalbania December 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagon për herë të parë gruaja e ish-bashkëshortit të Parashqevisë: “Ju kërkoj që…”

Çështja e Parashqevi Simakut ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, ndërsa tashmë i përfshirë publikisht është dhe ish-bashkëshorti i saj, Robert Nolfe.

Ky i fundit është akuzuar se ka braktisur kohë më parë Parashqevinë së bashku me djalin e tyre Luka, ndërsa njëkohësisht e ndalonte të birin të komunikonte me nënën e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje, e prekur nga sulmet online është dhe bashkëshortja aktuale e Robertit, Katarina Nolfe.

Katarina Nolfe — partnerja aktuale e Robert Nolfe

Katarina ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare të akademisë që ka nën pronësi, “Voice Academy NYC” ku dhe ka marrë mjaft komente negative si dhe kërcënuese nga persona të ndryshëm.

Në deklaratën e saj, Katarina sqaron se ajo nuk ka qenë e përfshirë në asnjë proçes gjykate apo kujdestarie mes Robertit dhe Parashqevisë, duke kërkuar që familja e saj të mabahet larg kësaj situate.

Deklarata e Katarina Nolfe:

“Dua të adresoj disa thashetheme dhe dezinformata që qarkullojnë rreth Voice Academy NYC. Dua të sqaroj se Rob nuk është pronar apo themelues, ai ka punuar në Voice Academy disa vite më parë. Unë kurrë nuk kam qenë e përfshirë në ndonjë çështje të kujdestarisë apo gjykatës, ato ishin rreptësisht midis Robit dhe ish-gruas së tij. Ju lutem mbani familjen dhe biznesin tim larg nga kjo situatë.

Ju kërkoj që të përmbaheni nga shkrimi i komenteve negative në faqen e shkollës. Familja jonë ka marrë kërcënime të cilat janë thellësisht shqetësuese. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë dhe na lejoni të vazhdojmë të punojmë. Ne kemi mësues të talentuar dhe të mrekullueshëm që duan të vazhdojnë të japin mësim.

E di që situata është shumë e trishtuar, por në një notë pozitive – e kuptoj që anëtarët e familjes së lidhur po rilidhen dhe gjithçka është në një dritë të re pozitive, për të cilën jam shumë mirënjohës. Urimet më të mira dhe Gëzuar Festat”.

Deklarata e Katarina Nolfe — Facebook/ Voice Academy NYC

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65731 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE