Batuta e Ledionit në BBV për Parashqevinë shkakton zemërim: “Mos më thoni që…”

vovalbania December 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Batuta e Ledionit në BBV për Parashqevinë shkakton zemërim: “Mos më thoni që…”

Mbrëmjen e djeshme startoi sezoni i ri i “Big Brother VIP Albania”, ku për herë të parë u treguan pamjet spektakolare të shtëpisë, plot ngjyra dhe ndriçim.

Gjithashtu shtëpisë iu bashkuan edhe 16 personazhe (Lista këtu).

Mirëpo përpara se Ledion Liço të prezantonte banorin e fundit, ai i drejtoi një pyetje personazheve në shtëpi, duke thënë: “E gjeni dot edhe sa banorë do të hyjnë sot“.

“Banori i fundit“, u përgjigj saktë Rozana Radi, ndërsa Ledioni ndërhyn duke thënë: “Ke të drejtë. E gjeni dot kush mund të jetë banori i fundit dhe mos më thoni Parashqevi Simaku“.

Një pjesë e publikut nuk e ka pritur mirë këtë batutë, duke u shprehur në komente: “Humor i lodhur. Si mund të bësh shaka të tillë në një moment të tillë duke ditur se si është puna e Parashqevi Simakut”, ndërsa një tjetër shkroi: “E paskan bezdisur lajmet e Parasheqevis Ledionin ndaj e ka bërë këtë batutë”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/12/Screenrecorder-2024-12-22-00-56-42-445.mp4

Megjithatë pjesa tjetër e mbështetën me replika në komente duke thënë se në fakt ishte vetëm një batutë dhe asgjë më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66219 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE