“Po flisja me Parashqevine. S’pamë asnjë nga emrat që…”- Ilirjani prek me njoftimin e fundit
Elton Ilirjani ka dhënë një deklaratë lidhur me gjendjen e Parashqevi Simakut, duke theksuar se sot ka kaluar një javë që kur ajo u gjet në stacionin e trenit në New York.
Ai ka shprehur shqetësimin për situatën dhe ka kërkuar ndihmë për të siguruar që Parashqevi të marrë trajtimin e duhur.
Ndër të tjera ai ka theksuar se deri më tani nuk ka parë asnjë biznesmen të kontribuojë dhe ndihmojë Parashqevinë, ndonëse më herët kishin premtuar që do e bënin.
Më tutje ai vazhdoi: “Dje, kur po flisnim me Parashqeviën për nismën GoFund dhe kur pamë që aty kishte plot dashuri me mijëra zemra që donin ta ndihmonin, nuk kishte asnjë nga emrat që folën që në fillim që donin ta ndihmonin dhe Parashqeviën nuk i njeh shumicën e tyre, ashtu siç nuk më njohu edhe mua dhe më tha: ‘Elton, mos u mërzit, nuk ka rëndësi, ne kemi një shtëpi dhe kemi një vatër të ngrohtë.’ Dhe më tha për mua është një fjalë e urtë popullore: ‘Është më mirë të kesh një mik, se sa një çiflik.’”.