Këngëtari i njohur tregon se ka takuar Parashqevinë: “Ishte me djalin…”

vovalbania December 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtari i njohur tregon se ka takuar Parashqevinë: “Ishte me djalin…”

Këngëtari i njohur Frederik Ndoci ka folur së fundmi mbi Parashqevi Simakun, një prej këngëtareve më të spikatura të muzikës shqiptare, në një intervistë për Top Channel.

Ndoci tregoi se miqësia e tij me Simakun daton prej shumë vitesh, duke ndarë jo vetëm skenën në Shqipëri, por edhe jashtë saj, në New York.

Ai rrëfen për periudhën kur të dy këndonin në restorante me muzikë shqiptare në SHBA, duke sjellë një atmosferë artistike për publikun emigrant.

“Ishte e talentuar, më e mira në atë kohë… E kam ditur me kohë situatën, jam munduar ta ndihmoj sepse kemi qenë miq kemi ndarë skenën edhe në Shqipëri edhe në New York”, tha ai.

Ai rrëfen se Simaku nuk e pëlqente këtë “skenë” dhe se kishte refuzuar më pas edhe oferta të tjera që i ishin bërë për të kënduar në këto ambiente.

“Cilit i pëlqen që nga skena ku hapet sipari, të këndojë në kafe?! Parshqevia e zgjodhi këtë pikë se bëri një program vetëm me materialet e saj, ndërsa unë kisha një repertor tjetër. Njerëzit e kulturuar nuk na ndiqnin dot sepse nuk kishin forcë ekonomike që të na ndiqnin. Ishte një publik që nuk ia kuptonte mirë këngët”, tregon këngëtari.

Këngëtari rrëfeu edhe takimin që pati me Simakun disa vite më parë, rastësisht në New York, teksa ishte bashkë me djalin e saj, pak kohë pasi ajo ishte divorcuar.

“Ndaloj makinën, ajo ishte me djalin, e pyes çfarë ka ndodhur dhe më tregoi se nuk ishte e kënaqur me reagimin e shqiptarëve pasi ishte kthyer në Shqipëri, ata jo se nuk donin artin e saj në shqip, por nuk donin atë në anglisht”.

Sipas tij, divorci dhe humbja e kujdestarisë së djalit, kanë pasur një ndikim të fortë në kthesën e jetës së saj.

“Unë dënoj çdo gjykatë që kanë marrë atë vendim nëse ajo ka qenë e përgjegjshme, sepse e di që ka qenë një nënë e mirë si çdo nënë shqiptare. Aty pastaj fillon drama”.

Ndoci thotë se “ëndrra amerikane” për artistët nuk është aq e lehtë.

“Asnjë artist shqiptar nuk është bërë super bos në SHBA… është shumë e vështirë dhe rënia e disfatës shpirtërore e një artisti është ndryshe nga një artist tjetër”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE