“Nuk përfitoj nga…”,Antonela Berisha ka dy fjalë për Efi Dhedhes pas deklaratës së saj
Intervista e antonela berishës në “Goca dhe Gra” që shënoi rikthimin e saj në ekran pas situatës me Klea Pregën, shkaktoi një reagim mjaft të fortë në rrjet edhe nga personazhet publikë, mes tyre edhe Efi Dhedhes.
“Nuk do duhej t’i jepej asnjëlloj hapsire, por çudia më e madhe 3 ditë zgjat”, tha ndër të tjera Efi për kthimin e Antonela Berishës në ekran në “Goca dhe Gra”.
Së fundmi, e pyetur nga një ndjekëse edhe Antonela ka një përgjigje për Efin, deklarata e së cilës duket se nuk i ka pëlqyer askpak.
“E kam pare te saj dhe shume njerzve te tjere, mendoj qe injorimi eshte arma me e mire. Sa i perket goces ne fjale, po kam ndjere keqardhje per fatkeqesite e saj dhe kurre nuk kam dal te bej story te perfitoj nga situatat e tjerve!”, u shpreh Antonela.