‘Shkodra Elektronike’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, mposht Elvana Gjatën

vovalbania December 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Shkodra Elektronike’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, mposht Elvana Gjatën

Shkodra Elektronike u shpall fituese e edicionit të 63-të të “Festivalit të Këngës” me këngën “Zjerm” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Performanca e “Shkodrës Elektronike” mori në total 143 pikë, teksa votimi përfundimtar ishte i ndarë në 50% nga juria dhe 50% nga publiku. Elvana Gjata arriti të merrte çmimin e dytë me këngën “Karnaval”, duke grumbulluar 135 pikë, ndërsa Alis fitoi çmimin e tretë me këngën “Mjegull”, me 59 pikë.

Të parat që u numëruan ishin votat e Jurisë, ku shumicën e votave për vendin e parë e rrëmbeu “Shkodra Elektronike”, vendin e dytë Elvana Gjata dhe vendin e tretë Alis.

Renditja u përmbys nga vota e diasporës, e cila votoi për herë të parë në këtë festival, duke i dhënë shumicën e votave Elvana Gjatës dhe në vendin e dytë u rendit “Shkodra Elektronike”. Këngëtari Alis ruajti sërish vendin e tretë.

Por me numërimin e SMS ku votuan Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, “Shkodra Elektronike” arriti të rrëmbente përfundimisht çmimin e madh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2025.

Në momentin e shpalljes së fituesve, emocionet dhe lotët e gëzimit ishin të pranishëm, ndërsa “Shkodra Elektronike” falënderoi publikun dhe jurinë për mbështetjen e madhe.

Ky edicion i Festivalit të Këngës ka qenë i mbushur me emocione dhe konkurrencë të fortë, dhe “Zjerm” do të përfaqësojnë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Eurovision 2025 i cili do të mbahet në Basel, Zvicër më 13-17 maj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE