Kiara Tito bën veprimin e papritur për Parashqevi Simakun! Merr gjithë…
Ikona e Shqipërisë, Parashqevi Simaku, ka qenë në qendër të vëmendjes 10 ditët e fundit, pas pamjeve të trishta që u publikuan në rrjet, ku shfaqej duke marrë ndihma si e pastrehë në SHBA.
Bashkë me komunitetin shqiptar, Parashqevisë i erdhi në ndihmë edhe biznesmeni që jeton më Amerikë, Elton Ilirjani. Ai ndihmoi në strehimin e saj, ndërsa sot premtoi që nga 1 Janari, Parashqevisë do t’i sigurojë një apartament në Mamhattan dhe do t’i paguajë qeranë mujore.
Të shumtë kanë qenë reagimet e aktorëve shqiptarë, këngëtarëve, personazhe të njohur dhe të zakonshëm, ndërsa pak më parë ka shprehur hapur mbështetje për Parashqevinë edhe moderatorja e njohur, Kiara Tito.
Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet me një pamje të viteve ’80, ndërsa postimin e ka shoqëruar me këngën e Parashqevi Simakut, “E duam lumturinë”.
Veprimi i saj ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave të saj, të cilët e kanë mbushur me komente pozitive.