Loredana për ndarjen nga Mozzik: “E kam kaluar pa alkool e drogë”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Mozzik reagon pas aludimeve se i dedikoi këngë Loredanës dhe sqaron raportin me të](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11//mozzik-reagon-pas-aludimeve-se-i-dedikoi-kenge-loredanes-dhe-sqaron-raportin-me-te.jpg)
Këngëtarja e njohur, Loredana Zefi, ka folur për ndarjen e saj me ish-partnerin e saj, Mozzik, në një intervistë të fundit.
Ajo ka theksuar se periudha e ndarjes ishte e vështirë, por e ka kaluar pa përdorur alkool apo drogë, duke u fokusuar te forcimi i vetes.
Këngëtarja, e cila ka origjinë nga Ferizaj, shpjegoi se ndarja ishte një moment kalues dhe që ka mësuar shumë prej saj, duke e pranuar si një pjesë të jetës.
“Është tema kur jemi ndarë si e kam përballuar unë atë kohë. Ka qenë për mua shumë vështirë. Normal, më pyetnin njerëzit ku e ke burrin, nuk e dija as si të përgjigjem se nuk e ka ditur askush se çfarë po ndodh edhe e kishe atë mendimin se ndoshta ka shans sërish dhe marre me iu tregu njerëzve që je ndarë”, u shpreh ajo.
Më pas Loredana theksoi: “Normalisht që kur e do dikë dhe ndahesh ndihesh keq, po tash ti, s’di si të them kam hyrë më thellë se që duhet do të thotë jam ndjerë keq po i thosha vetes akoma më keq duhet me u ndi me qëllim, se e dija që normale nuk është me u nda me dikë që ke qenë pesë vjet bashkë plus edhe kishim një fëmijë ndërmjet vete. Bashkë që e kemi”.